27,11,2024

Qeveria thotë se presioni me greva s’prodhon zgjidhje

Must Read
Raportet e Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK’ut janë ashpërsuar edhe më shumë pas paralajmërimeve se greva do të vazhdojë edhe javën e ardhshme. Ramush Haradinaj u ka dërguar porosi mësimdhënësve se me presion s’do të mund të zgjidhin problemin e pagave. Pavarësisht kësaj, të hënën greva vazhdon

Presioni i mësimdhënësve përmes grevave s’kryen punë.

Kjo është përgjigja e Qeverisë së Kosovës lidhur me kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që të rriten pagat.

Zyra e Ramush Haradinaj konsideron se Qeveria është e hapur për dialog dhe për zgjidhje të qëndrueshme por jo përmes presioneve dhe grevave.

”Por kërkesat duhet bazuar në mundësitë aktuale, duhet parë të plotë procesin dhe duhet ditur se presioni dhe vendosja e kushteve, jo vetëm që nuk prodhon zgjidhje, por rrezikon zgjidhjen e gjerë që do t’i hapte mundësi trajtimit të veçantë për këto kategori”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Greva e nisur më 14 janar pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme.

SBASHK’u ka njoftuar se i tërë arsimi fillor, i mesëm dhe universitar do të vazhdojë grevën deri në realizmin e kërkesave për rritje për 30 për qind koeficientin për mësuesit dhe profesorët.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se nuk ka mjete për t’iu rritur pagat sistemit arsimor.

Sidoqoftë, në Qeveri thonë se janë duke punuar në Ligjin për Pagat dhe për t’i përfshirë kërkesat e mësimdhënësve aty.

“Ministri i Arsimit Shyqeri Bytyqi dhe Koordinatori Nacional per Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri kanë pasur takim me udhëheqësit e SBASHKut për të dëgjuar kërkesat e tyre, përderisa MASHT vazhdon kimunikimin e vazhdueshëm me SBASHK. Në anën tjetër, Komisioni përkatës parlamentar është duke punuar në Ligjin e Pagave në mënyrë që të finalizohet ky Ligj”, thuhet në përgjigjet e Ekzekutivit.

Gjatë ditës, Shefi i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se nuk tërhiqen nga greva pa u plotësuar kërkesat e tyre.

“Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona për grevë. Nesër hyjmë në ditën e gjashtë të grevës. Andaj ne po i bëjmë thirrje Qeverisë që të reflektojë dhe t’i plotësojë kërkesat tona. Në të kundërtën ne nuk do të tërhiqemi, Do të vazhdojmë me grevë”, ka deklaruar ai.

Numri i punonjës në arsim, përfshirë këtu mësimdhënësit dhe punonjësit për të cilët kërkohet rritja e koeficienti të pagës në 30 për qind është rreth 27 mijë.

Paga mesatare e mësimdhënësve të arsimit fillor dhe të mesëm është nga 420 deri në 440 euro. Derisa, paga e mësimdhënësve në universitete është mbi 1000 euro.

Gjithë pakënaqësia e mësimdhënësve erdhi pas rritjes së pagave në gjithë sektorët publik derisa mbeten me paga të njëjta vetëm mësuesit dhe profesorët.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë pagën më të lartë në rajon. Shefi i Qeverisë paguhet 3 mijë euro në muaj. Ndërsa shoferët e Haradinajt kanë pagë deri 700 euro./Gazeta Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img