04,07,2025

Nga sot afër çdo produkti do të vendoset flamuri i shtetit të origjinës

Must Read

Ka filluar të zbatohet amandamenti i Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit sipas së cilit çdo market detyrohet që pranë produktit të vendosë flamurin e shtetit të origjinës.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Pas shumë insistimeve të shefit të grupit parlamentar të PSD Dardan Sejdiu në emër të PSD dhe në emër të Komisionit Parlamentar, ka filluar zbatimi i amandamentit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit ku çdo market detyrohet që pranë çdo produkti me e vendos flamurin e shtetit të origjinës. Tash e tutje qytetarët nuk kanë nevojë me i lexu e me i njoftë barkodet. Lehtë është me e pa se cili prodhim është i shteteve fqinje e cili është prodhim vendor”, ka shkruar Ahmeti.

Ai shkrimit të tij ja ka bashkëgjitur dy fotografi, për të cilat ka treguar se nuk janë të tij por janë marrë nga një postim.Koha.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img