14,05,2025

Dënohet kosovari që bashkë me familje tentoi ti bashkangjitet ISIS’it

Must Read

Murat Dernjani, të akuzuarit për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm, Gjykata Themelore e Prishtinës i shqiptoi dënim me burgim prej pesë vite.

Shpalljen e aktgjykimit e bëri kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli. Dernjani gjatë seancës fillestare e ka pranuar fajësinë.

Sipas akuzës së Prokurorisë Speciale, Murat Dernjani, akuzohet se gjatë vitit 2013 ka udhëtuar me gruan dhe djalin e tij në Stamboll me qëllim që të bashkohesha me ISIS-in terroriste.

Gjithnjë sipas aktakuzës ai ishte bashkuar me organizatën ISIS dhe kishte qenë pjesë e saj deri në gusht të vitit 2017, derisa ishte tërhequr dhe u dorëzua tek autoritetet turke, nga ku kishte kërkuar kthimin për Kosovë./kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img