27,11,2024

Haradinaj për kërkesat e SBASHK-ut: Do t’i shohim mundësitë

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për grevën e mësimdhënësve, me ç’rast ka thënë se do të mundohen t’i plotësojnë kërkesat e SBASHK-ut.

Kreu i ekzekutivit para gazetarëve ka thënë se është takuar me përfaqësuesit e sindikatës dhe se do të shohin mundësinë e amendamentit në pjesën që lidhet me mësimdhënësit.

“I kemi dëgjuar kërkesat e tyre, disa avancime veç kanë ndodhur. Në të kaluarën është marrë paga, edhe shtesa, tani shuma e shtesave është përfshirë në pagën bazë. Nëse ka mbetur hapësirë me bë ndonjë përmirësim në ligj, për shkak se ligji është në Parlament dhe ka kaluar në lexim të parë dhe po shkojmë në lexim të dytë për ligjin për pagat. Atëherë pra jemi në diskutim për ligj, do ta shohim mundësinë e amendamentit në pjesën që lidhet me mësimdhënësit”, tha ai.

Gjatë ditës së djeshme SBAShK-u ka bërë të ditur se prej datës 14 janar do të futen në grevë dhe kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30 përqind koeficienti i mësimdhënësve për paga.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img