28,11,2024

Këtë fillimvit nis rekrutimi i gjeneratave të reja që i bashkëngjiten FSK-së

Must Read

Ushtria e Kosovës do t’i ketë 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë. Në FSK thonë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës 5.5 milionë euro, dhe për çdo vit të ketë rritje të buxhetit.

Forca e re pret edhe donacione nga aleatë, e disa veç i ka të konfirmuara për në gjysmën e parë të këtij viti. FSK-ja do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të veprojë varësisht urdhrave qe do t’i marrë.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtant Rrahman Rama, për KosovaPress thotë se kanë qenë të kujdesshëm në aspektin e buxhetit, marrë parasysh situatën ekonomike në vend.

“Kur e kemi ndërtuar këtë planin afatgjatë 10 vjeçar, kemi qenë shumë të kujdesshëm sidomos në aspektin financiar ose në aspektin e buxhetit, duke marrë parasysh gjithmonë nivelin ekonomik dhe ekonominë e vendit tonë dhe nuk është ndonjë interes që ne të jemi barrë e buxhetit. Kemi kërkuar nga qeveria 5.5 milionë për çdo vit të kemi rritje të buxhetit, dhe kemi marrë deklaratën financiare dhe nuk shoh ndonjë problem që ne në të ardhmen, bazuar në planet tona, në fakt të gjitha planet tona janë fleksibile, varësisht prej situatës ne do të veprojmë. Çka mund të them, jemi të sigurt që bazuar në të gjitha parapërgatitjet që i kemi bërë edhe gjatë periudhës sa ligjet nuk janë votuar, jam i sigurt që jemi të gatshëm t’i implementojmë planet tona por edhe jemi të gatshëm që varësisht situatës të veprojmë”, thotë ai.

Në planin e FSK-së përfshihet edhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve. Aktualisht pjesëtarët e Forcës shkollohen në gjashtë akademi prestigjioze në botë, në vendet anëtare të NATO-s.

Forca e Sigurisë së Kosovës po fillon fazën e transformimit në Ushtri të Kosovës, me ndryshime ligjore, dhe jo kushtetuese, e kjo i ka pamundësuar të ketë edhe emrin.

Gjeneral Rama thotë se pavarësisht emrit, FSK do të do të jetë Ushtria e Kosovës.

“Ne jemi Ushtria e Kosovës por vetëm emrin e kemi FSK, këtu duhet të jemi të qartë. Do t’i ketë 5 mijë aktivë, dhe 3 mijë rezervë. Unë zbatoj urdhra dhe ne jemi nën kontrollin civil demokratik të Forcës dhe vendimet dhe urdhrat që vinë jemi të obliguar t’i zbatojmë”, thotë ai.

Komandanti i FSK-së tregon se në fillim të këtij viti fillojnë me rekrutimin e gjeneratave të reja që do t’i bashkëngjiten Forcës.

Gjithashtu, në gjysmën e parë të vitit pritet arrijë një donacicon prej 12.5 milionë euro.

Vitin që shkoi, gjeneral Rama ka nënshkruar 71 largime të pjesëtarëve nga komuniteti serbë, pas presioneve dhe shantazhit që u kishin ardhur atyre nga Beogradi.

Komandanti i FSK-së thotë se pjesa tjetër e serbëve janë duke vazhduar të shërbejnë aty normalisht.

Ai thotë se dyert e Forcës janë të hapura për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që dëshirojnë t’i shërbejnë organizatës së re.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img