16,01,2025

Hajnia e tregtarëve të naftës në Kosovë, nesër mblidhet Autoriteti i Konkurrencës

Must Read

Valon Prestreshi, udhëheqës i Autoritetit të Konkurrencës, ka njoftuar se ka thirrur për të hënë një mbledhje urgjente për të kërkuar fillimin e hetimeve ndaj kompanive që importojnë naftë në Kosovë, të cilat po vazhdojnë të mbajnë çmimet e larta pavarësisht se çmimet e derivateve të naftës kanë rënë në tërë botën.

“Duke përcjellur me kujdes reagimet e qytetarëve, mediave dhe shoqërisë civile për pretendimet e tyre që potencialisht mund të ketë ndonjë marrëveshje të fshehur (kartel) të ndërmarrjeve të cilat ushtrojnë veprimtarinë ekonomike të tyre në tregun e deriviateve të naftës, nesër me urgjencë do ta thërras mbledhjen e Komisionit të Konkurrencës për të diskutuar rreth këtij shqetësimi dhe do të kërkoj divizioni Anti – Kartel që të fillojë hetimin paraprak”, ka paralajmëruar Prestreshi për Express.

“Vetëm në këtë mënyrë, në bashkëp;unim me organet relevante, qytetarët, mediat dhe shoqërinë mund t’i luftojmë Kartelët potenciale”, ka shtuar ai.

Qe tre muaj çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të mbetet 1 euro 20 cent. 30 cent më shtrenjtë se vendet e rajonit. Asnjë institucion deri më tash s’ka reaguar pse është kaq i lartë ky çmim. Po dyshohet se bizneset që merren me naftë kanë bërë marrëveshje të fshehtë.

Autoriteti i Konkurrencës ende s’ka dhënë asnjë njoftim se është duke i hetuar bizneset e pompave të naftës për marrëveshje të fshehtë për çmimin e lartë të produkteve të naftës.

Ndërkohë, prej dy muajsh, në tregun e Kosovës, çmimi i naftës e benzinës është 30 centë më i lartë se në rajon.

Çmimi në tregun global është më i lirë prej vitit 2016, ku 45 dollarë shitet një barel naftë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img