14,05,2024

Autostrada Shkup-Bllacë do të fillojë të ndërtohet në janar

Must Read

Projekti për autostradën Shkup-Blace me vlerë prej 110 milionë eurosh do të zbatohet në dy pjesë. Siç parashihet me vendimin e Qeverisë së Maqedonisë, pjesa e parë nga kalimi kufitar deri në bashkimin me fshatin, Bllacë në një gjatësi prej 1.9 km, do të ndërtohet me para të shtetit nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, ndërsa pjesa tjetër me fondet e BE-së.

Informatën për nisjen e ndërtimit të autostradës, e cila do të ndërlidhet me atë “Arbër Xhaferi”, që e lidh Prishtinën me kufirin me Maqedoninë dhe të cilën është duke e përfunduar pala kosovare, sot në takimin e fundvitit me gazetarët e paraqiti zëvendëskryeministri i Maqedonisë, i ngarkuar me integrimet Evropian, Bujar Osmani.

“Presim që projekti të përfundojë në fillim të janarit dhe tenderin Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ta shpallë në fund të janarit. Pjesa tjetër prej 10 km do të ndërtohet me një kredi nga BERZH, por kemi aplikuar edhe për 27 milionë nga Fondi i BE për Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrja jonë në këto dy kilometra do të konsiderohet si bashkëfinancim në të gjithë konstruktin financiar, i cili pritet të jetë mbi 110 milion euro, sipas studimit të fizibilitetit”, tha Osmani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img