03,07,2025

Paguajmë 5 € taksë, por Shqipëria nuk largon borën nga ‘Rruga e Kombit’

Must Read
Nga mesi i muajit shtator qytetarët e Republikës së Kosovës që shkojnë në atë të Shqipërisë, detyrohen që të paguajnë taksë 5 euro, nëse duan të qarkullojnë në ‘Rrugën e Kombit’. Kjo taksë u kritikua shumë dhe nuk u mirëprit mirë nga bizneset dhe shumë qytetarë, pasi numri i kosovarëve që vizitojnë Shqipërinë është shumë i madh, sidomos gjatë verës.
Mirëpo, edhepse paguajmë këtë shumë kur jemi në shtetin shqiptar, kushtet që ofron kjo rrugë sidomos tani gjatë reshjeve, janë minimale. Derisa pjesa e Autostradës në pjesën e Kosovës është e pastruar nga bora dhe e lirë për qarkullim, një gjë e tillë nuk ndodh edhe në pjesën e Shqipërisë.
Autostrada për të cilën paguhet shuma 5 euro është e mbushur me borë dhe nuk është pastruar akoma, anipse veturat nuk ndalen së qarkulluari. Rruga andej nuk mirëmbahet dhe në këtë mot me borë paraqet rrezik për shoferët e mjeteve të transportit.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img