28,11,2024

E turpshme: KEDS-i paralajmëron se do të ndalet rryma nesër, për ditën historike të ushtrisë!

Must Read

KEDS po vazhdon të aplikojë reduktimet me energji elektrike në disa pjesë të Kosovës.

Kjo me arsyetimin për shkak të punimeve që po bëjnë, transmeton Indeksonline.

Madje, rrymë nuk do të këtë as nesër kur do të votohen tri projektligjet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, përkatësisht ndryshimin e mandatit të FSK-së në ushtri.

Në paralajmërimin e KEDS-it, me datën 14 dhjetor (nesër)  në ‘në TS 110/35/10kV Prishtina 1’ do të ndërprehet energjia elektrike nga ora 11 dhe do të zgjasë deri në ora 15:00.  

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: ”BP Home” (lagjja dhe objektet banesore).

Ndërsa, si arsyeje të ndërprerjes KEDS e ka dhënë realizimin e punimeve sipas PEE.

Poashtu, ndërprerje të rrymës do të këtë në TS 110/35/10 kV Theranda, prej orës 11:00 deri në ora 15:00.

Gjatëkohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Studençan, Dobërdelan, Samadraxhë, Motel Illyria, Gurëthyesi ENISI, Celi AG,Sejdi Binaku, Flori Kopshtar, Fabrika e Plastikës Gani Sallauka, Pompat e ujit:Studenqan, Dobërdelan dhe Samadraxhë.

Arsyeja e ndërprerjes është vendosja e shtyllës së betonit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img