27,11,2024

Këto janë pasojat për personat që nuk i përgjigjen Speciales

Must Read

Personat të cilët nuk i përgjigjen ftesës së Gjykatës Speciale, do të përballen me pasoja.

Në rreshtin e parë të thirrjes për gjyq për të ftuarit e Gjykatës Speciale është shkruar me shkronja të mëdha të shtypit “JENI I DETYRUAR të paraqiteni për t’u marrë në pyetje”.

Nëse të ftuarit për intervistë nuk e përfillin këtë thirrje për intervistë ajo do të konsiderohet si mosbindje.

“Mosparaqitja juaj në datën e përcaktuar në Thirrjen në Gjyq ose mospërfillja e kërkesave të parashtruara, do të konsiderohen mosbindje”, theksohet në thirrjen për gjyq të prokurores Natasha Vicary – Roeder, shkruan kallxo.com.

Si pasojë e mosbindjes, të ftuarit për intervistë mund të gjobiten dhe të burgosen.

“Si rezultat, në përputhje me Nenin 42 të Ligjit 05/L-053, ju mund të detyroheni të paraqiteni, mund të gjobiteni dhe të burgoseni”, potencohet në Thirrjen për Gjyq të Gjykatës Speciale.

Gjatë këtyre ditëve Gjykata Speciale ka ftuar për intervistë Rrustem Mustafën, Remzi Shalën i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”, Sami Lushtakun, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin i njohur si komandant ‘Dini’, Safet Syla.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img