09,01,2026

Ambasadori i ri amerikan: Krijimi i ushtrisë, hap pozitiv për Kosovën

Must Read

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë sot se evoluimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është më se e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.
Ambasadori i ri amerikan tha në një intervistë për RTK se ‘liderët kosovarë kanë folur se si Forcat e Armatosura do të mund të merrnin pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritur pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mund edhe t’i kontribuoj asaj dhe se e tërë kjo është e mirëseardhur”.

Kosnett ka ritheksuar se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

Ambasadori, flet edhe për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe nëse ajo mund të prek çështjen e kufirit.

Kosnett rithekson se Kosova vazhdon të mbetet lartë në prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes Ali Sadriu, ish-ministër i Financave

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, Ali Sadriu, ish-ministër i Financave dhe ish-drejtor ekzekutiv i QKUK-së. Lajmin për vdekjen e tij...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img