11,09,2025

Kosovarët e pafat , duhet të presin deri në 2020 për të lëvizur pa viza!

Must Read

Tash e sa vite qytetarët e Republikës së Kosovës, e presin në “këmbë” liberalizimin e vizave. Shumë nga ta në forma të ndryshme ia mësyjnë shteteve të Bashkimit Evropian, kjo me shpresën se atje do t’i gjejë një jetë më e mirë.

Ndonëse janë vënë vazhdimisht kushte të ndryshme, kosovarët duket të jenë të pafat, shkruan Indeksonline.

Ani pse krerët e shtetit, patën premtuar bukur moti se kosovarët brenda një periudhe të shkurtër do të udhëtojnë pa viza, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë edhe për disa vite.

Sot për vizitë në Kosovë, ishte komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Po i njëjti, hodhi poshtë deklaratat e politikanëvë kosovar, se liberalizimi është çështje muajsh.

Sipas Hahn, vizat nuk pritet të hiqen para vitit 2020. Lajm ky, i cili pamëdyshje se ka dëshpëruar gjithandej kosovarët.

Kujtojmë faktin se janë bërë vite që kur Bekim Çollaku në atë kohë ministër i Integrimeve Evropiane, festoi me shampanjë lajmin se kosovarët do të lëvizin në evropë pa viza.

Gëzimi para kohe, duket të ketë qenë ogur i zi.

Deklarata të ndryshme bënë edhe pasardhësit e tij, duke mos përjashtuar këtu as krerët më të lartë të shtetit.

Të njëjtat, dukshëm veçse kanë mashtruar ndër vite qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, kosovarët ngadalë po i mbytë shpresa duke pritur tashmë vitin 2020! /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img