10,09,2025

Pas një dite ngujim në Kuvend, Lista Srpska takohen me komisionarin Hahn

Must Read

Përfaqësuesit e Listës Srpska ka një kohë që po qëndrojnë në zyrën e Kuvendit të Kosovës, në pritje të takimit me Komisionarin Johannes Hahn.
Pas takimeve që Hahn i pati me liderët kosovarë, u takua edhe me përfaqësuesit e Listës Srpska, të cilët kanë qëndruar brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që nga dita e diel.

Takimi, raporton T7, është mbajtur pa praninë e mediave.

Deputetët e Listës Serbe janë mbyllur në Kuvendin e Kosovës duke kërkuar një mbledhje me komisionerin evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Johannes Hahn, i cili sot vizitoi Prishtinën.

Përmes një komunikate për media të Listës Srpska, u bë e ditur arsyeja e këtij takimi, ku thanë se do ta njoftojnë komisionarin Hahn për krizën humanitare e cila “e kërcënon popullin serb për shkak të vendimit të Prishtinës që ta vendos taksën prej 100% ndaj produkteve serbe dhe me këtë praktikisht e bllokon shpërndarjen e ushqimit, barërave, shtypit dhe produkteve tjera të nevojshme”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img