23,10,2025

Mogherini flet në telefon me Thaçin: Taksa e komplikon situatën, ajo duhet të hiqet

Must Read

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherësh Nënkryetare e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, thuhet në njoftimin e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm.

Sipas njoftimit, Mogherini dhe Thaçi kanë biseduar për zhvillimet e fundit në kontekst të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesja e Lartë ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës 100% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina vetëm sa ndërlikon situatën edhe më shumë dhe nuk sjellë ndonjë zgjidhje për problemet e qytetarëve apo për aspiratat e Kosovës për të tashmen dhe të ardhmen e saj.

Sipas Mogherinit, ky vendim nuk e ndihmon ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe i njëjti duhet të tërhiqet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img