04,07,2025

Ljajic: S’i bllokojmë mallrat evropiane që kanë destinacion Kosovën

Must Read

Ministri i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë, RasimLjajic, ka thënë se nuk do të bllokojnë mallrat që vijnë nga shtete te tjera të Evropës e që për destinacion kanë Republikën e Kosovës.
“Sigurisht që një gjë e tillë nuk është vërtetë. Duket që ata dëshirojnë që një e tillë të ndodh, për të krijuar një tollovi dhe për ta harruar atë se kush fillojë i pari dhe kush është më fajtori”, ka thënë minstri serb, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij Prishtina po tenton që të bind faktorin ndërkombëtar se se fajtori në këtë rast është i dyanshëm.

Ai thotë se një vendim i tillë do të dëmtonte raportet e Serbisë me vendet e tjera të Evropës.

“Në rast se do të vendosnim diçka të tillë nuk do të kishim një problem me Kosovën, por me vendet e BE-së me të cilat kemi 65 % të tregtisë”, ka thënë Ljajic.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion për një vendim të tillë të Serbisë që ndalon mallrat nga Evropa që destinohen për Kosovën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img