21,04,2025

Alarmohet Vuçiq pas vendimit të Qeverisë, mbledh ambasadorët e huaj në Beograd

Must Read

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e taksës për produktet e Serbisë në 100 për qind, ka reaguar menjëherë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe vendeve të QUNTIT, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Siç shkruan mediumi serb, Vuçiq, gjithashtu, ka thirrur edhe një mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë pas këtyre masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky vendim i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është marrë si kundërpërgjigje për kampanjën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës. /GazetaExpress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Iu dha lamtumira e fundit gazetarit ferizajas Sylejman Shaqiri, ish Drejtorit Gjeneral të RTK-së

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit të mirënjohur ferizajas, ish drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img