29,04,2025

Mozzik tani nën menaxhimin e kompanisë së madhe botërore muzikore

Must Read

Reperi Mozzik po ndjek famën edhe në Europë.

Mozzik është një ndër reperët më aktiv të skenës muzikore shqiptare.

Mozzik vite më parë ka qenë pjesë e labelit “On Records”, nga i cili tash e një kohë është shkëputur.

Përmes rrjeteve sociale, reperi ka bërë të ditur që ka nënshkruar me kompaninë muzikore “Sony ATV”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë reperi përmes një fotografie, ku u shfaq përkrah ekipit të “Sony ATV” në Gjermani.

Pjesë e këtij labeli në Gjermani është edhe e dashura e Mozzik, Loredana, ndërsa kjo kompani njihet si botuesi më i madh muzikor në botë dhe menaxhon me veprat e Michael Jackson, Leonhard Cohen, Lady Gaga, Kraftwerk, Wincent Weiss dhe Max Giesinger.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mjeti që dyshohet se i takon luftës së dytë botërore gjendet në Stagovë të Kaçanikut – nesër bëhet eksplodimi i kontrolluar i tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 14:40 në fshatin Stagovë të Kaçanikut në lagjen “Teneqja” është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img