28,04,2024

Të rinjtë shqiptarë bëhen “heronj” në Itali

Must Read

Një makinë ngjyrë të kuqe, e cila drejtohej nga një zonjë e moshuar italiane, ka dalë nga rruga ditën e sotme në Bolonja të Italisë.

Për fat të mirë, zonja në moshë të thyer, nuk ka pësuar dëmtime, edhe pse makina e saj ka shtrembëruar tabelën në rrugën kryesore.

Ajo që i ka bërë përshtypje një kalimtari të rastësishëm në autostradë, ka qenë veprimi i disa të rinjve shqiptarë.

Ata kanë hapur krahun, kanë ndaluar mjetin e tyre dhe i kanë dhënë ndihmën e parë të moshuarës, duke e nxjerrë nga makina e duke i shpëtuar edhe sendet me vlerë.

Qytetari italian ka arritur të fotografojë skenën dhe duke dërguar pamjet pranë JOQ, shkruan:

Përshëndetje! Po ju dërgoj këto foto. Unë jam italian dhe sot në mëngjes më ka bërë përshtypje diçka. Ndodhi një aksident në rrugë dhe pashë dy djem shqiptarë, të cilët ndaluan makinat e tyre dhe ndihmuan zonjën për të dalë nga automjeti. Shikojeni vetë se çfarë bëjnë këta të rinj shqiptarë. Ka ndodhur këtu në Bolonja. Bravo!”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img