28,04,2024

Arrestohet një inspektor i ATK’së në Ferizaj, keqpërdori pozitën zyrtare

Must Read

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Hetuesit policor kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, kanë arrestuar një inspektor të ATK’së nga rajoni i Ferizajt.
Dyshohet se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë periudhës kohore 2016-2018, duke ushtruar ndikim në biznese të ndryshme të rajonit të Ferizajt.

“Policia e Kosoves, respektivisht hetusit policor kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit përmes masave të fshehta të vezhgimit pas një pune të gjatë hetimore dhe pofesionale me datë 23.10.2018 kanë arrestuar nje person të dyshuar (inspektor në ATK-se) nga rajoni i Ferizajit, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqperdorim i pozites apo autoritetit zyrtare” “, thuhet në komunikatën e policisë.

Lidhur me kete rast njesitet relevante policore kanë nderrmarë të gjitha veperimet hetimore, ku me autorizim te pokurorit kompetent të njejtit i eshte caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img