03,07,2025

Arrestohet aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është arrestuar nga Policia e Kosovës aktivisti i tyre, Valdrin Ahmeti.

Thotë se është arrestuar në kufi, duke shkuar me familjen e tij në Preshevë për një rast familjar (dasmë). Policia nuk i ka treguar se përse e kanë ndaluar, por vetëm i kanë përmendur “pengesën ndaj personit zyrtar”

“Valdrin Ahmeti është një aktivist i kahmotshëm në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe ai ka marrë pjesë e ka organizuar me dhjetëra aktivitete e protesta tonat. Arrestimi i tij është pjesë e përndjekjes politike që pushteti ua bën aktivistëve, të cilët as nuk arratisen e as nuk fshihen, por janë qytetarë të përgjegjshëm, që gjithnjë i kanë mbajtur me nder e krenari përgjegjësitë e tyre, duke pranuar edhe dënime të padrejta me burg për veprimtaritë e tyre politike”, thuhet në reagimin e VV-së.

Lëvizja thotë se në vend se të arrestojnë Valdrinin, policia do të ishte mirë të arrestonte ata që vjedhin tenderë, që punësojnë familjarët e miqtë e tyre, që marrin ryshfet për shërbime publike, e që janë fajtorë për moszhvillimin dhe varfërinë tonë.

“Valdrin Ahmeti është aktivist e qytetar i drejtë, ai nuk do të përkulet as nga ky arrestim, sepse aktivistët nuk përkulen. Bëjmë thirrje që pushteti ta ndalë menjëherë përndjekjen ndaj aktivistëve e ndaj opozitës dhe ta lirojë Valdrinin. Nuk do ta lejojmë autoritarizmin në Kosovë, sepse jemi të gjithë për Republikë e Demokraci”, përfundon reagimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img