16,01,2026

Veseli: Nuk tolerojmë Serbinë në veri

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë sot se nuk do ta tolerojnë Serbinë në veri të vendit.

Veseli këto komente i bëri gjatë një takimi me përfaqësuesit e bizneseve dhe odave ekonomike të Kosovës.

Veseli tha se duhet pranuar faktin se ka depërtim të drejtpërdrejtë politik të Serbisë në veri, ndërsa porositi se nuk do të tolerohet Beogradi zyrtar të jetë gjithmonë i pranishëm në pjesën veriore.

“S’e kemi ndërmend me luftu, por në të njëjtën kohë as nuk e kemi ndërmend me toleruar Serbinë gjithmonë në pjesën veriore të Kosovës, ky është një realitet. Do të punojmë bashkërisht të ecim të gjithë përpara, por fokusi primar aktualisht duhet të jetë ekonomia, prodhimi, punësimi. Reformat po ashtu në sistemin arsimor”, theksoi Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img