26,11,2024

Shkatërrohet grupi ekstremist në Gjermani, arrestohen 6 persona

Must Read

Policia gjermane ka arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për terrorizëm. Të gjithë janë anëtarë të një grupimi neonazist, që po përgatiste sulme kundër emigrantëve.

Gjashtë neonazistë u arrestuan në Bavari dhe Saksoni: ata krijuan grupin terrorist “Revolucioni i Chemnitzit” me qëllim të “tejkalimit të sundimit demokratik të ligjit”.

Kjo u njoftua nga Prokuroria Federale, e cila kontrolloi apartamente të shumta në Saksoni dhe angazhoi 100 policë për të goditur qelizën terroriste. Grupi po planifikonte një sulm më 3 tetor, festën kombëtare gjermane.

Chemnitz ishte skenë e demonstratave ekstreme të krahut të djathtë në fund të gushtit, pasi një gjerman ishte vrarë nga një emigrant.

Në shënjestër të ekstremistëve përfunduan të huajt dhe kundërshtarët politikë, dmth “përfaqësuesit e partive tradicionale dhe eksponentët e tyre” sipas hetuesve të zyrës së prokurorisë në Karlsruhe.

Terroristët e veshjeve të zeza tashmë po përpiqeshin të blinin armë gjysmë automatike. Të gjithë të arrestuarit vijnë nga qarqe neo-naziste, në zonën e Chemnitz.

Më 11 shtator ata themeluan “Revolucionin e Chemnitzit”, në valën e demonstratave të famshme midis fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit, të cilat favorizonin bashkimin midis të djathtës ekstreme, lëvizjeve islamofobike si Pegida dhe Alternativës për Gjermaninë.

Drejtues i grupit ishte 31 vjeçari Christian K, një figurë e shquar e së djathtës ekstreme në Saksioni, i arrestuar që me 14 shtator për “prishje të qetësisë publike. Policia i kishte vënë prangat për shkak të një manifestimi, në të cilin kishte sulmuar disa të huaj me shishe qelqi dhe sende të forta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img