Dy ditë pasi i arrestuan vëllanë ka reaguar Alketa Vejsiu.
Para se të hapte spektaklin “Dance with me” Alketa dha edhe një mesazh për publikun.
Moderatorja la të kuptohet se nuk lejon kurrsesi që jeta private t’i ndikojë në atë profesionale.
Alketa tha:
Vij si gjithmonë çdo të hënë me një qëllim të vetëm, për t’ju argëtuar e zbavitur. Jam me fat sepse këtu në familjen e madhe të Tv Klan asgjë që ndodh jashtë nuk interferon në festën dhe gëzimin e jetës”.
Pas këtij mesazhi ajo vazhdoi me spektaklin.
Vëllai i moderatores u kap gjatë operacionit “Telekomanda”, teksa po qarkullonte me një mjet tip “Opel” dhe gjatë kontrollit u konstatuan në gomën rezervë në bagazh katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike.
Ai u arrestua menjëherë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.
Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka pasur informacion paraprak për veprimtarinë e të riut nga Tirana, i cili do të kryente transportin e minave me telekomandë, që dyshohet se do të përdoreshin nga porositësit për qëllime kriminale.