Që prej së enjtes të javës që kaloi rrjetet sociale u mbushën me foton e 22-vjeçares nga Kosova, që rezultonte e humbur.
Arbnora Dobra u tha se kishte shkuar për të dhënë një intervistë pune dhe ju kishte thënë familjarëve që do t’ju telefononte që të vinin ta merrnin, mirëpo kjo nuk ndodhi kurrë.
Telefoni i së resë ishte i fikur prej disa ditësh dhe familjarët të dëshpëruar kërkuan ndihmë në polici por edhe në rrjetet sociale.
Por më në fund 22-vjeçarja nga komuna e Skënderajt është gjetur sot. Ajo ka lajmëruar familjen se është shëndoshë e mirë dhe ndodhet në Maqedoni. Edhe Policia e Kosovës ka dhënë detaje duke u shprehur se Arbnora Dobra e ka kaluar në mënyrë të rregullt kufirin.
Ajo ka kontaktuar familjen duke ju shkruar:
Jam mirë, mos u brengosni për mua.”
Vëllai i saj është shprehur se nuk e di pse Arbnora është larguar nga shtëpia. 22-vjeçarja është e fejuar me një djalë nga qyteti i saj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë kontaktuar edhe institucionet e Maqedonisë për të identifikuar
<