25,11,2024

Rusia reagon ndaj shkuarjes së ROSU-së në veri

Must Read

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se shkuarja e forcave speciale të Kosovës në veriun e këtij vendi, të banuar me shumicë serbe, mund të kishte rezultuar me “gjakderdhje”, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.

“Një sjellje e tillë e papërgjegjshme e autoriteteve të Kosovës mund të sillte gjakderdhje të re në Kosovë dhe të destabilizonte rajonin e Ballkanit në përgjithësi”, tha Zakharova në një koment të publikuar në ueb-faqen e ministrisë ruse.

“Përpjekjet e vazhdueshme të Prishtinës për të vënë kontroll mbi zonat e populluara me serbë përmes forcës, nxisin tensione ndëretnike, i bëjnë të pakuptimta përpjekjet disavjeçare të bashkësisë ndërkombëtare drejt një zgjidhjeje paqësore”, tha Zakharova, transmeton TASS.

Forca speciale e Kosovës ROSU ka shkuar të shtunën në veri, në përcjellje të presidentit kosovar, Hashim Thaçi, i cili ka vizituar vendkalimin kufitar Bërnjak dhe Liqenin e Ujmanit.

Derisa vetë Thaçi ka thënë se vizita e tij atje ishte “rutinore” dhe “krejt normale”, autoritetet në Beograd e kanë interpretuar atë si “sulm” mbi komunitetin serb.

“Shqiptarët e armatosur në veri të Kosovës, sipas marrëveshjeve që kemi arritur, mund të shfaqen vetëm me përmbushjen e dy kushteve: me miratimin e NATO-s dhe me pëlqimin e plotë të komunitetit lokal serb”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të shtuar se “kushti i dytë është shkelur plotësisht”.

Thaçi, në një konferencë për media të dielën mbrëma, tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të marrin leje nga askush për vizita nëpër Kosovë./REL

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img