07,08,2025

Dënohet me 15 vjet burgim ish polici që kishte plagosur ish gruan e tij

Must Read

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër  të akuzuarit A.G për veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë.

I akuzuari A.G – ish polic, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 15 vjetësh.

I dënuari kishte plagosur me armë zjarri ish gruan e tij me tepër se një vit më parë.

“Gjykata ka konstatuar se me datë 04.02.2016, rreth orës 09:30, në Prishtinë, në rrugën “Xhavit Ahmeti”, i akuzuari A.G pas një përgatitje paraprake ka tentuar që me dhunë ta fusë në veturën e tij të dëmtuarën B.C me qëllim që ta privojë nga jeta dhe pasi që e dëmtuara ka refuzuar, i akuzuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të kokës përkatësisht në syrin e majtë, nga e cila goditje të dëmtuarës i janë këputur indet e syrit të majtë, me ç’ rast tani të  dëmtuarës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë dhe me pasoja të përhershme për shëndetin, andaj me këtë ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë” thuhet në kumtesë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img