Ky është i riu nga Skenderaj që humbi jetën në aksident

Share

Fidan Gashi, 28-vjeç, nga komuna e Skenderajt, është viktima i cili mbrëmë humbi jetën në një aksident trafiku të ndodhur në Burojë.

Sipas policisë, Gashi humbi jetën pasi vetura e tij u ndesh me një traktor.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar mbetën edhe tre persona të tjerë, dy nga ta u kuruan në Spitalin Rajonal të Mitrovicës ndërsa tjetri është dërguar në QKUK.

Të ngjashme: