Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar që po ngiste veturën me të cilën u godit një 65-vjeçar, i cili ndërroi jetë sot rreth orës 16:30 si pasojë e plagëve të marra nga goditja.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Bill Clinton në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit BMW. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë këmbësori V.M, mashkull, 65 vjeç, i cili nuk i ka përballuar plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.
.
.
.