29,04,2024

Arian Çani kopjon ‘fije për pe’ emisionin e tij të famshëm

Must Read

Duket se ‘Zonë e Lirë’ është një kopje identike e emisionit të famshëm kanadez.

Me një koncept interesant, temat e bashkëbisedime që po marrin gjithmonë vëmendjen, Arian Çani ka bërë që emisioni i tij të shikohet e komentohet mjaft shumë.

Por, ajo që ndoshta nuk e dini është se një version i njëjtë i këtij emisioni po shfaqet në një televizion Kanadez tash e sa vite, shkruan Gazeta Express.

Çani duket se ka kopjuar gjithçka, që nga pozicionimi i publikut, ulja e mysafirëve, e madje edhe rrobat e zeza që veshë, për t’u dukur ‘i veçantë’.

Emisioni kanadez në gjuhën franceze, “Tout le monde en parle” (Gjithkush po flet për këtë), që fillimisht ka pasur si prezantues Thierry Anderson, po shfaqet në Kanadë që nga fillimi I viteve 2000.

E duket se “Zonë e Lirë” të vetmet gjëra që ka ndryshe nga ky emision është gjuha dhe emri i emisionit!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img