07,08,2025

Autobusi i Kosovës sulmohet në Serbi

Must Read

Të mërkurën rreth orës 23:00 në Krushevac të Serbisë është sulmuar një autobus i kompanisë kosovare të udhëtimeve “Kujtimi Tours”.

Autobusi që po udhëtonte në relacionin Gjakovë-Zagreb është sulmuar me gurë nga disa persona teksa po kalonte nëpër Serbi.

Pronari i kompanisë “Kujtimi Tours”, Kujtim Pervizaj,  i ka thënë Insajderit se dy gurë e kanë goditur autobusin, njëri shumë i madh dhe tjetri më i vogël.Pervizaj, që natën e incidentit ishte duke vozitur autobusin, ka thënë se e ka paraqitur rastin te policia serbe.

Për fat, gjatë incidentit nuk ka pasur ndonjë udhëtar të lënduar.

Pronari i “Kujtimi Tours”, duke e treguar ngjarjen për Insajderin,  ka thënë se të hënën një tjetër autobus i një kompanie tjetër është sulmuar në po të njejtin vend.
Insajderi ka siguruar disa foto të autobusit të dëmtuar:

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img