28,11,2024

Pasagjerët kishin gjakderdhje nga hundët dhe veshët, avioni detyrohet të kthehet mbrapa

Must Read

Një fluturim i Jet Airways, nga Mumbai për në Jaipur është detyruar të kthehet prapa gjatë së enjtes, pasi që rreth 30 pasagjerë kanë pasur gjakderdhje nga hunda dhe veshët, si pasojë e presionit të ulët në kabinë, transmeton gazetametro.net.

“Aeroplani B737, me 166 pasagjerë dhe 5 anëtarë të stafit, është ulur në mënyrë të sigurt në Mumbai’, kanë shkruar Jet Airways në një njoftim.

“Të gjithë pasagjerët janë mirë dhe janë dërguar në terminal. Kjo ndodhi për arsye se dita pasagjerë u ankuan për dhembje të veshëve dhe gjakderdhje nga hunët”, shkruan më tutje në njoftim.

Një zyrtar i Aviacionit ka thënë për CNN se dikush nga stafi ka harrur të shtypë butonin për të shtuar presionin e ajrit në kabinë, e cila ishte edhe arsye pse ndodhi ky incident.

Ndryshe, ajri me presion me të ulët është më i tharë, gjë e cila zakonisht mund të shkaktojë gjakderdhje nga hunët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img