Drejtori i ri në Telekomin e Kosovës ,z.Gent Begolli, me të marrë pozitën e drejtorit ka filluar të sjellë rezultate në rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës. z. Begolli i ftuar në Klan Kosova tregon për zhvillimet e fundit.
Masa të ndërmarra nga menaxhmenti i ri, për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës, kanë të bëjnë me investimeve emergjente, uljen e shpenzimeve operative, inkasimin i borxheve ndaj Telekomit, partneritetit komercial ndër-institucional, ristrukturimi dhe reformimi i plotë i ndërmarrjes, aktivitete për ngritjen e të hyrave dhe stabilitetin e përgjithshëm financiar. Këto masa të ndërmarra do të mundësojnë ndjekjen e trendëve në telekomunikacion dhe rritjen e stabilitetit të ndërmarrjes.
Si rezultat këtyre përpjekjeve për të ndryshuar trendin biznesor të kompanisë, në muajin gusht të këtij viti të hyrat financiare kanë arritur në nivelin 8.7 milionë, ndërsa edhe muaji korrik ka qenë në këtë shkallë pozitive, që tregon se qytetarët, konsumatorët dhe bashkatdhetarët tanë gjithnjë e më shumë janë duke përdorur shërbimet dhe produktet e Valës, në dy muajt e fundit ka pasur të hyra rekord, që nuk e kanë arritur këtë nivel që nga viti 2009.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Gent Begolli, ka thënë se Telekomi ka thyer një rekord gjatë muajve korrik dhe gusht, me të hyrat që janë inkasuar në këtë ndërmarrje publike.
“Unë kam marrë pozitë më 1 korrik. Muaji korrik ka qenë shumë më i mirë se muajt tjetër. Kemi punuar intensivisht në shitje, kemi bërë trajtim më të duhur tek bashkatdhetarët dhe gjithë klientët që kjo ka rezultuar në të hyrat e muajit korrik por edhe njëkohësisht edhe në të hyrat e muajit gusht”.
“Kemi pasur të hyra rekorde – kemi inkasuar të hyra prej 8,7 milionë, një pjesë e madhe ka ardhur nga interkonjeksioni (thirrjet nga jashtë), ne sigurisht kemi edhe shpenzime dhe do t’i shikojmë të gjitha. Ky është tepër lajm i mirë për Telekomin që ka arritur në këtë nivel”.
“Ka vite që në Telekom nuk ka pasur të hyra mbi 8 milionë. Kjo është falë angazhimit të punëtorëve të ndershëm, të mirëfilltë, ekspertëve dhe inxhinierëve që janë shumë të përgjegjshëm dhe njëkohësisht menaxhmentit, bordit dhe akterëve të tjerë që po bëjnë një punë të shkëlqyeshme për të rimëkëmbur ndërmarrjen”.
Begolli si i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për investimet që planifikohen të bëhen në Telekom.
“Ka qenë interesant, nga dita e parë kam marrë raporte të ndryshme për të gjitha pajisjet dhe jam e çuditshme se si një gjigant mund të ketë pajisje kaq të vjetruara. Njëkohësisht kam parë raporte, shuma dhe shifra të mëdha për investime në teknologji që nuk besoj se kanë qenë në formën e duhur”.
“Janë organet e duhura që besoj se do vlerësojnë gjithë këtë situatë”.
“Jemi në hulumtim të tregut duke parë mundësitë si do ta bëjmë por jemi duke provuar të marrim një kredi për të cilën na duhet garancioni i Qeverisë dhe më pas të bëjmë investime”.
“Shumica e pajisjeve janë në 2G që janë tepër demode për kohërat që jemi ne, shumë pak kemi 3G dhe 4G por ne do të përgatitemi që në të ardhmen të kemi edhe 5G”.
“Jemi duke pritur fillimisht kredinë që pastaj të bëhen investimet e duhura në teknikë që përveç saj të zhvillohet edhe fiksi por edhe interneti të jetë më i fuqishëm”.
“Është tepër e rëndësishme që sot që të kemi një internet të mirëfilltë. Sigurisht se do të punojmë në gjëra inovative por këto në një masë të madhe lidhen me internet, që të kemi qasje krejt tjetër”.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit ka folur edhe për konkurrencën.
“Më herët në Telekom ka pasur komoditet se nuk ka pasur konkurrencë, sot kemi konkurrencë të madhe por edhe të egër se është e palogjikshme se si veprohet në treg”.
“Kemi problem sepse kemi pako tepër të vogla të konkurrentëve ku duhet të ketë një rregull”.
Por sipas tij, megjithatë Vala mbetet lider në treg.
“Ne jemi lider i tregut. Duhet pasur parasysh se paga mesatare në Telekomin e Kosovës është rreth 1000 euro, kemi mbi 2400 punëtorë dhe mbi 28 milionë euro shpenzime për pagat e punëtorëve”.
“Një operator tjetër ka numrin trefish më të vogël dhe sigurisht se ka të hyra të njëjta duke llogaritur edhe që punëtorët bëjnë shpenzime të tjera”.
“Një shpenzim shumë i madh është qiraja e Postës, ne jemi barrë e Postës por ne kemi pasur mirëkuptim që të paguajmë pagesat për ta që të dalin rrogat tek punëtorët e Postës”.
“Punëtorët e Postës i konsiderojmë familje tona, tek e fundit janë familje shqiptare që duhet të i ndihmojmë por kjo duhet të rregullohet se kjo është tepër barrë e madhe për Telekomin”.
Sipas Begollit, në Telekom ka nevojë për të punësuar njerëz të rinj, por sipas tij, fillimisht duhet të dalin në pension të parakohshëm punëtorët aktualë.
“Mosha mesatare në Telekomin e Kosovës është shumë e madhe. Nëse i shohim Telekomet e gjithë botës ka njerëz të rinj që janë inovativ, e kundërta është në Telekomin e Kosovës sepse ka qenë një pjesë e rehabilitimit të personave të partive politike të ndryshme por këtë praktikë jemi duke u munduar ta heqim”.
“Ka shumë nevojë për punëtorë të rinj, por njëkohësisht kam propozuar një pako pensionale, për pensionimin e personave mbi 55 ose 60 vjet që janë të interesuar të dalin në pension dhe që ka shumë të tillë”.