19,05,2024

Deputetja e VV’së kapet mat në aeroplan duke ngrënë biskotat që janë prodhim serb “Plazma”

Must Read

Kur nuk janë në atdhe, zyrtarët e Vetëvendosjes me gjasë kanë tjera parime. Shumë fushata kundër produkteve serbe, me thirrjet për moskonsumim të tyre, ndalim të kamionëve transportues me mallra serbe, e shumë e shumë çka tjetër megjithatë për dikë në Vetëvendosje janë vetëm një farsë.

Deputetja dhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha  – Kollçaku është parë të konsumojë më shumë kënaqësi biskotat Plazma që janë produkt i Serbisë.

Ndonëse është përpjekur që në aeroplan t’i fsheh ato, megjithatë një qytetar nga Kosova, që ka udhëtuar në të njëjtën aeroplan me të ka dërguar ca fotografi ku shihet qartë deputetja e VV-së duke ngrënë Plazma.

Fotografia është bërë me 16 shtator në aeroplanin që kthehej nga Treviso për në Shkup, shkruan gazetametro.net.

Deputetja gjatë qëndrimit të saj në Itali ka postuar fotografi. Si për ironi atje ka takuar shumë shqiptarë dhe me gjasë ka folur shumë për atdhedashuri. E pas këtyre fjalëve, gjatë kthimit ka shijuar biskotat nga Serbia, të cilat partia e Fatmire Mullhaxhes kërkon të largohen nga tregu i Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img