19,12,2024

Premton Kadri Veseli: Nga qershori i vitit të ardhshëm, pacientët nuk do blejnë barna

Must Read

Është bërë hapja e një reparti të Klinikës Emergjente në QKUK, pas rinovimit të saj, të financuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në hapjen e kësaj pjese të rinovuar të Klinikës, kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli, ka treguar se tashmë është marrë vendimi për rritjen e pagave për gjithë personelin mjekësor. Ai ka premtuar se nga qershori i vitit të ardhshëm, pacientët nuk do kenë më nevojë të blejnë barna.

Po më gëzon fakti që ka kaq interesim. Falënderoj punonjësit e shëndetësisë, ata bëjnë një punë të jashtëzakonshme edhe pse nuk i kanë kushtet e mira. T’i dalim përballë me të gjitha përgjegjësit që i kemi punonjësve. Shëndetësia është e shtrenjtë, por jemi të vendosur të shkojmë deri në fund, që qytetarët tanë të trajtohen dhe të mos kenë nevojë të dalin jashtë vendit për trajtime. Kemi personelin shëndetësor më të mirë në botë sic tha edhe kryeministri.  Që në fillim kemi marr vendim që t’i ngrisim pagat për gjithë personelin mjekësor. Deri në mesin e vitit të ardhshëm,asnjë pacient nuk do ketë nevojë të blejë barna në mënyrë private. Do punojmë bashkërisht, për t’ju ofruar qytetarëve kushte sa më të mira./BP/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img