20,11,2024

Drecun: Kadri Veseli ka informata për vrasjen e Ivanoviqit

Must Read

Sot bëhen saktësisht 8 muaj që nga dita kur u vra në Mitrovicën e Veriut, politikani serb Oliver Ivanoviq.

Deri më tani asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, përkundër se hetimet po vazhdojnë.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë sot se për vrasjen e Ivanoviqit ka informacione Kadri Veseli, transmeton Insajderi.

“Nga fillimi kam thënë se duhet të shohim çfarë informacione di Kadri Veseli për vrasjen, pasi ai është si figurë udhëheqëse në këtë zonë. Ai ka lidhje të mira me grupet e krimit në Mitrovicën e jugut dhe të veriut. Ishte edhe udhëheqës i SHIK-ut. Duke marrë parasysh të gjitha këto, ai duhet të ketë informacione”, tha Drecun.

Ai tutje ka akuzuar institucionet e Kosovës se nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta zbardhur këtë vrasje.

“Ata janë përpjekur ta zhvendosin përgjegjësinë te Serbia. Megjithatë është e qartë se ishte përpjekje e gabuar”, deklaroi Drecun.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img