27,11,2024

Lironi dhimbjen e kokës dhe stresin brenda 30 sekondave, përmes kësaj metode

Must Read

Akupresura është terapi alternative, e cila origjinën e ka nga mjekësia tradicionale kineze.

Kjo terapi parasheh se ekzistojnë disa pika të caktuara në trup, të cilat kur i shtypim i adresohemi një organi të veçantë. Organe të ndryshme të trupit janë të ndërlidhura me këto pika të caktuara me 12 kanale,

Prandaj, qëllimi kryesor i kësaj terapie është stimulimi i trupit dhe relaksimi i muskujve.

Veç kësaj, kjo teknikë e masazhit mund t’ju ndihmojë të lironi dhimbje të caktuara dhe ta përmirësoni shëndetin.

Si t’i lironi dhimbjet e kokës dhe stresit përmes akupresurës?

Ndër pikat më të lehta të akupresurës të cilat mund t’i adresoheni, është pika e masazhës që gjendet mes gishtit të madh dhe atij tregues. Kjo pikë ndryshe njihet edhe si “pika e shtrëngimit”.

Prandaj, duke e masazhuar këtë pikë, ju mund t’i zvogëloni nivelet e larta të stresit dhe t’i lehtësoni disa lloje të dhimbjeve të kokës.

Në këtë pikë (siç shihet në foton kryesore) aplikoni shtypje me gisht dhe lëvizeni gishtin në formë rrethore apo lart-poshtë për 30 sekonda deri në disa minuta.

Kjo teknikë mund të performohet disa herë në ditë, por duhet të siguroheni se jeni në një pozitë të relaksuar, të merrni frymë thellë dhe t’i mbyllni sytë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img