27,11,2024

Zjarrfikësit në gjunjë, luten për nënën dhe fëmijën që i mbyti pema

Must Read

Një nënë së bashku me foshnjën e saj mbetën të vdekur, pas stuhisë së madhe që e ka goditur pjesën e qytetit Ëilmington të Karolinës së Veriut. Një pemë e madhe kishte goditur shtëpinë e tyre, duke i lënë të vdekur, dhe një person tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore.

CNN ka publikuar një video, ku shihet një grup i madh i zjarrfikësve, teksa tentonin që ti mbanin në jetë nënë dhe bijë.

Vdekjet e nënës dhe foshnjës së saj ishin të parat, nga stuhia Tropical Storm Florence, që e goditi qytetin.

Zjarrfikësit dhe ekuipazhi i shpëtimit luten para një shtëpie pasi kanë hequr një banor të bllokuar brenda, për shkak të një peme të rënë, gjatë stuhisë Firence në Ëilmington të Karolinës së Veriut.

Nga kjo goditje babai i foshnjës mbet i lënduar dhe i cili u transportua në spital.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img