17,05,2024

Kroacia alarmon në Washington për çështjen e kufijve

Must Read

Ministrja e Jashtme e Kroacisë Marija Pejcinovic Buric ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo me të cilin ka folur edhe për Kosovën. Sipas njoftimit zyrtar të MPJ’së së Kroacisë “temë e bisedës kanë qenë edhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, transmeton Gazeta Express.

Kryediplomatja kroate, sipas njoftimit, ka theksuar rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme që nuk do ta cenojë stabilitetin e rajonit dhe që do të marrë parasysh dhe implikimet tjera të sigurisë jashtë kufijve të rajonit.

Për këtë temë, ministrja kroate ka diskutuar edhe më Mira Ricardel zëvendëse e John Bolton Këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit Trump. Sipas njoftimit, diplomatja kroate ka qenë mysafire e Ricardel, ndërkohë që me Bolton vetëm janë përshëndetur. Kroacia ka dalë me qëndrim kundër ndryshimit të kufijve. Kjo është bërë e ditur javë më parë gjatë takimit të Kryeministrit të Kroacisë me Kancelaren e Gjermanisë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img