Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e para në një sondazh të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Sondazhi i prezantuar sot tregon se LDK ka një distancë të ndjeshme ndaj partive tjera rivale.
Sipas këtij sondazhi, nëse zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbaheshin këtë të diel, 23.8 përqind e elektoratit do të votonin për LDK-në.
Në vendin e dytë është radhitur PDK me 18.4 përqind të votave ndërsa Vetëvendosje e treta me 16.6 përqind. AAK është partia e fundit e cila do ta kalonte pragun prej 5 përqind të votave për të marrë ulëse në Kuvend. Sondazhi tregon se 8.8 përqind e votuesve do të votonin për partinë e cila aktualisht drejton qeverinë e Kosovës.
NISMA Social Demokrate është vetëm pak nën pragun e kërkuar me 4.9 përqind ndërsa PSD ka marrë 2 përqind të votave të respondentëve duke lënë mbrapa AKR-në me 1.7 përqind dhe Alternativën me 0.6 përqind.
Për Listën Serbe janë deklaruar 4.1 përqind të respondentëve