27,11,2024

Krejt çfarë ka mbetur deri te udhëtimi pa viza i kosovarëve

Must Read

Kosovës i kanë mbetur edhe disa procedura që qytetarët ta fitojnë të drejtën e lëvizjes në shtetet e Zonës Schengen. Ndër të tjera, vendi duhet të garantojë që nuk do të ketë abuzim me liberalizim. Por, pas votimit të sotëm në Parlamentin Europian, i cili sot doli të jetë me shumicë të votave pro, votimi në Këshill mund të jetë më i komplikuar. Kështu ka thënë për Gazetën Express njohësi i integrimeve europiane nga Instituti Demokratik i Kosovës, Artan Murati. Për Express, Ministrja e Integrimit Europian ka sqaruar hapat e mëtejmë deri në fund të këtij procesi.
Votimi pozitiv nga Parlamenti Europian për liberalizimin e vizave për kosovarët, sipas njohësit të integrimeve europiane, Artan Murati, ishte i pritur, pasi Parlamenti Europian në vazhdimësi ka nxjerrë Rezoluta dhe ka bërë thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Siç veçse ka qenë e ditur, pas votimit pozitiv në LIBE, Parlamenti Evropian ka qenë i autorizuar për të votuar në seancë plenare për liberalizim. Kjo votë pozitive veçse ka qenë e pritur, pasi që PE në vazhdimësi ka nxjerrë Rezoluta dhe ka bërë thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën”, ka thënë Murati për Gazetën Express.

E ato çka i mbeten këtij procesi të gati përfunduar, janë edhe disa hapa të rëndësishëm, duke filluar nga formimi i grupeve punuese, që përbëhen nga Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli.

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka treguar për Gazetën Express hapat e mëtejmë të këtij procesi, ku bëri të ditur se më 17 shtator do të jetë takimi i grupit punues, të cilët do të diskutojnë elementet e Traktatit.

“Pas diskutimeve në grupe punuese, procesi i liberalizimit votohet në Këshill, në nivelin e ambasadorëve permanent të shteteve anëtarë në Bruksel”, ka thënë Hoxhaj.

Ministrja ka sqaruar se prapë diskutimi kthehet në nivel të ministrave dhe pastaj në Parlament duhet të votohet me shumicë kualifikuese.

E votimin për liberalizim në Këshill, Artan Murati e konsideroi se mund të jetë i komplikuar.

“Votimi në Këshill mund të jetë më i komplikuar, por megjithatë besoj se do të jetë pozitiv”, tha Murati për Express.

Ai tha se çështja e Kosovës mund të jetë në agjendë në Këshill qysh muajin tjetër.

“E rëndësishme është se nuk duhet votë unanime por shumicë e kualifikuar. Kosova mund të jetë në agjendë të Këshillit qysh muajin tjetër.

Murati përmendi problemin kryesor me shtetet anëtare, për të cilët tha se problemi nuk ekziston tek shtetet mos njohëse të Kosovës si shtet, por qëndron tek shtetet mike të Kosovës, që mund të rrezikohen nga azilkërkuesit kosovarë.

“Kosova duhet të garantoj që nuk do të ketë abuzim me liberalizim”, tha Murati.

“Zakonisht, pas miratimit, një vendim hyn në fuqi maksimumi deri pas gjashtë muajve. Kur shtohet fakti i zgjedhjeve për PE, ky proces mund të përmbyllet më së largu deri më maj-qershor”, ka thënë hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës.

Ai gjithashtu tha se Kosova duhet të ndërmarr hapa konkret në edukimin e qytetarëve për liberalizim.

“Abuzimi me të drejtën e lëvizjes së lirë (angazhimi në marrëdhënie pune, kërkimi i azilit etj) mund të çojnë në revokim të liberalizimit”, përfundoi Murati për Gazetën Express.

Komiteti i Bashkimit Europian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) në gusht të këtij viti kanë votuar pro kalimit të çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Europian.

E Parlamenti Europian sot ka votuar pro hapjes së dialogut së të ashtuquajturit trialog brenda BE’së, me 420 vota për, 186 kundër dhe 22 abstenime./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img