Ka kaluar më shumë se një vit nga momenti kur Mirald Metallari, djali 21 vjeçar me banim në Bathore qëlloi me armë ndaj nënës dhe të atit të tij, duke i lënë të dy të vdekur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre më 25 korrik të vitit 2017. Miraldi dhe i ati po ndërtonin një mur betoni, kur të dy u konfliktuan.
Në gjaknxehtësi e sipër, i riu rrëmbeu armën e të atit polic dhe shtiu disa herë ndaj tij. Për të ndaluar konfliktin babë e bir, mes tyre hyri e ëma e Miraldit, Nurie Metallari. Ai qëlloi edhe ndaj saj, duke e plagosur.
Teksa i ati ndërroi jetë në vend, e ëma u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u shpëtonte plagëve të rënda. Ajo vdiq pak më vonë.
Në seancën e radhës gjyqësore, Miraldi, pasi ka kaluar rreth një viti nga ngjarja e rëndë, ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por kërkesa e tij është rrëzuar nga gjykata.
Ai u arrestua gjatë momentit që po çonte të ëmën në spital, për t’i dhënë asaj ndihmën e parë.