27,11,2024

Blerta Deliu tregon se kur do mund të lëvizin lirshëm qytetarët e Kosovës në zonën Shengen

Must Read

Kryetarja e Komisioni për Integrimet Evropiane të Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu është shprehur shumë e kënaqur miratimin e dokumentin për liberalizimin e vizave para pak çastesh nga Parlamenti Evropian.

Deliu ka thënë se ky miratim paraqet një hap shumë të rëndësishëm drejt përfundimit të këtij procesi, që do të vazhdojë me miratim në Këshillin e Ministrave.


Ndryshe, sipas saj miratimi në KE është edhe hapi i fundit para se qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në BE./Indeksonline/

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë ta ndaj me Juve lajmin për miratimin e dokumentit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës edhe nga ana e Parlamentit Evropian.

Ky miratim nga ana e Parlamentit Evropian paraqet edhe një hap të rëndësishëm procedural drejt përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.

Tashmë, në aspektin procedural kemi avancuar edhe një hap tutje, pra, kemi vetëm edhe miratimin në Këshillin e Ministrave, ku pas përfundimit të këtij procesi nënkupton lëvizjen e lirë për qytetarët tanë në vendet e zonës Shengen.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img