07,07,2025

Theret me thikë 16-vjeçari në Hajvali

Must Read

Një 16-vjeçar është therur me thikë pas një përleshjeje mes disa të miturve në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave të mitur.

Policia në vendin e ngjarjes ka konstatuar se ka të bëjë me rast lëndimi trupor ku viktima E.B, 16 vjeç, është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin Policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, tre prej të cilëve pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar.

Ndërsa, i dyshuari i katërt A. Sh., 19 vjeç, është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën lëndim i rëndë trupor.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident trafiku në Ferizaj, një person i lënduar, dëmtohet edhe një lokal

Një aksident trafiku ka ndodhur ku ka mbetur njw person i lwnduar në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj. Sipas zëdhënësit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img