27,11,2024

Vrasja në AKI, kërkohet shkarkimi i inspektorit

Must Read

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, Ganimete Musliu, ka thënë sot se për vrasjen e ndodhur ditë më parë në objektin e AKI-së, do të kërkohet përgjegjësi nga të gjithë akterët e këtij institucioni.

Ajo po ashtu tha se brenda këtij komisioni ka vullnet edhe për shkarkmin e inspektorit të AKI-së, mirëpo për një vendim të tillë ajo shtoi se nuk do të nguten.

“Sot kishte një vullnet dhe gatishmëri që të kërkohet shkarkimi i inspektorit, por nuk do të ngutemi me këtë vendim për shkak të ndjeshmërisë së rastit”, ka thënë ajo.

Musliu po ashtu se konfirmoi se arma e përdorur për kryerjen e këtij krimi ka qenë pa leje, mirëpo tha se për këtë rast do të thirret në raportim edhe vetë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img