27,11,2024

Ish-ministri i akuzuar për ngacmim seksual, u njoh me viktimën 17-vjeçare në spital

Must Read

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejës.

Brenda spitalit në Pejë, një 17-vjeçare po ndiqte mësimet praktike. Gjatë qëndrimit këtu, nxënësja e shkollës së mesme të mjekësisë, kishte kontakte edhe me kirurgun Numan Baliq.

Por jo gjithçka për këtë vajzë të komunitetit boshnjak, shkoi siç kishte planifikuar. Ajo akuzon Baliq se e ka ngacmuar seksualisht.

Përmes telefonit ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht zyrtar i kontrollit të cilësisë në spitalin Rajonal të Pejës, ka thënë se ky rast është i montuar.

Baliqi ka pranuar që e njeh vajzën dhe, sipas tij, familja e të miturës janë të afërt me rivalët e tij politikë, por për të cilët nuk ka përmendur emra.

“Rasti është shpifje, kjo nuk është e vërtetë. Unë vajzën e njoh, e kam pasur studente. Edhe familjen e saj, po ashtu, i njoh, e ata janë të afërt me rivalët e mi politikë për të cilët nuk dua të përmend emra. Po drejtësia shumë shpejt do ta zbardhë këtë rast”, ka thënë për T7 Baliq.

Spitali i Pejës për këtë rast është informuar nga mediat. Ata mohojnë se ky rast të ketë ndodhur në hapësirat e spitalit.

“Jo, rasti nuk ka ndodhur në spital, këtu në spitalin tonë asnjëherë nuk ka pasur kësi lloj rastesh. Vajza ka qenë praktikante këtu. Ne për rastin kemi dëgju përmes mediave. Për asgjë më shumë nuk jemi në dijeni”, ka thënë zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Selmani.

E për Baliqin thuhet të mos ketë pasur asnjëherë ankesa nga pacientët e as nga stafi.
“Për doktorin asnjëherë nuk kemi pasur ankesa. Madje ka pasur pacientë që kanë ardhur e kanë kërkuar. Ai tash është zyrtar i kontrollit të cilësisë”, ka thënë Selmani.

Pas akuzave, 60-vjeçari Numan Baliq ka shkuar vetë në polici më 4 shtator disa javë pasi ka ndodhur rasti. Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur prindi i të miturës.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar dhe kanë bërë të ditur se prokurori i rastit e ka liruar Baliqin në procedurë të rregullt. Edhe Prokuroria Themelore e Pejës, përmes një përgjigje për T7, ka konfirmuar se janë duke e trajtuar këtë informatë dhe duke marrë veprimet e nevojshme por nuk kanë pranuar të flasin më gjatë për shkak të ndjeshmërisë së rastit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img