28,11,2024

Rrëfimi i të riut nga Kosova, punimi i të cilit mbërriti në duart e Papa Franceskut në Vatikan

Must Read

Të riut nga Peja, Anton Çivlakut 25 vjeçar, iu besua një punim dore (kryq) nga teknika e Teleisje (filigran) që t’i bëhej dhuratë Papa Franceskut në Vatikan, nga Arqipeshkvi i Tivarit shkelqësia e tij, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

Çivlaku në një prononcim për Telegrafin tregoi se sa zgjati puna e tij, që sot e zotëron Papa Francesku, në Vatikan

“Ky punim më është besuar mua i cili iu dhurua Papa Françesku-t, gjatë një vizite në Vatikan nga Arqipeshkvi i Tivarit, shkelqësia e tij, Imzot Rrok Gjonlleshaj. Punimi u realizua nga data 27 gusht deri më 31 gusht në teknikën Teleisje (filigran), me një gjatësi 11 cm në mënyrë vertikale dhe 8 cm në atë horizontale, me një gurë carniol apo ahat në mes”, tha ai.

I riu nga Peja, tha se ky punim të cilën e ka bërë ai, nuk është ndër të parët i cili është punuar nga familja e tij e më pas dhuruar për klerikët e Vatikanit.

Ai theksoi se babai i tij, Rafael Çivlaku ka punuar dy kryqe për Papa Gjon Palin e II-të, në vitin 1995.

“Për Papa Gjon Palin II, kemi punuar dy kryq. Një për papa Gjon Palin e II-të dhe një për sekretarin e tij në vitin 1995 nga babai im Rafael Çivlaku dhe Viktor Gashi. Kryqi asokohe iu dhurua Papës Gjon Palit II-të, nga vajza e Viktor Gashit. Dhe një kryq jo para shumë kohe iu dhurua Papa Franceskut të tanishëm, e ai kryq ishte i punuar nga familja Çivlaku nga Peja, në fillim të shek XIX”, tregoi tutje Çivlaku.

Anton Çivlaku, pos që ka trashëguar këtë zanat nga familja e tij, ai studion në Akademinë e Arteve, dega muzikë e përgjithshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img