28,11,2024

KFOR: Askush nuk po e kërcënon Vuçiqin

Must Read

Lidhur me zhvillimet rreth ndalesës që presidenti serb të vizitojë rajonin e Drenicës, ka reaguar edhe KFOR-i.

Përmes një komunikate, KFOR njofton se është duke punuar në koordinim me institucionet e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për të siguruar sigurinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Askush nuk është duke e kërcënuar z. Vuçiq dhe siguria e tij është e garantuar”, thekson forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë.

Lidhur me bllokimin e rrugëve në rrugën për në Banjë, KFOR thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës për të siguruar heqjen e bllokadave dhe lirinë e lëvizjes.

KFOR thekson se është pro zgjidhjes paqësore të kësaj çështjeje por paralajmëron se është i gatshëm të ndërhyjë në përputhje me mandatin e tij, si përgjegjës i tretë, nëse kërkohet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img