13,01,2026

Dy vjet nga arrestimet për sulmin në kuvend, procesi në pikën ‘zero’

Must Read

Gjashtë persona ishin arrestuar më 30 gusht 2016 ndërsa një prej tyre ishte liruar mëpas në mungesë provash.

Njëri nga të arrestuarit ishte edhe Astrit Dehari, i cili vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren dy muaj më pas.

Katër aktivistët tjerë, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi e Egzon Haliti u përballën dhe u dënuan nga gjykata e shkallës së parë nën akuzat për terrorizëm.

Dy prej këtyre aktivistëve, Frashër Krasniqi e Adea Batusha tashmë e kanë braktisur Vetëvendosjen dhe kanë kaluar në Partisë Social Demokrate.

Disa muaj më pas, Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rigjykim ndërsa të arrestuarit janë liruar nga paraburgimi ndërsa ende nuk ka një datë të rifillimit të këtij procesi gjyqësor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img