11,09,2025

MMPH ndan 50 mijë euro për deponinë e mbeturinave në Pejë

Must Read

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi, u.d ministri Matoshi tha se ndërtimi i deponisë është një nga projektet që po realizojnë në Komunën e Pejës, për përmirësimin e gjendjes se mjedisit në këtë komunë.

“Ndërtimi i kësaj deponie do të fillojë këtë vit dhe do të vazhdojë dhe vitin që vjen me përkrahjen e donatorëve ndërkombëtar” , tha Matoshi.

Matoshi deklaroi po ashtu se në Pejë do të fillojnë dhe me ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, të cilin MMPH e financon me 4 milionë euro kurse komuna me rreth 3 milionë euro plus shpronësimet.

Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, falënderoi MMPH-në për financimin e projektit për ndërtimin e deponisë në komunën që ai drejton.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img