Sipas tij, veprimi i tillë nuk do të sillte pasoja pozitive në regjion, transmeton lajmi.net.
“Nga koha kur shërbeja në Bosnjë, kur njerëzit dëshirojnë të vizatojnë kufij, ndodhin gjëra të këqija. Nuk e di se çfarë planifikojnë Kosova dhe Serbia, por hartat e reja nuk e zgjidhin problemin mes dy vendeve. Nuk e di as se si njerëzit në Bosnjë i shohin këto zhvillime”, ka thënë ai në një intervistë për N1.
E lidhur me rolin Gjermanisë dhe Britanisë në Ballkan, ai tha se mendimit të kësaj të fundit duhet t’i kushtohet vëmendje e shtuar.
Megjithatë, siç thotë Kauzlarich Gjermania ka luajtur një rol vendimtar dhe aktiv kohëve të fundit në regjion.
“Vendosja e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit eventual në BE është e arsyeshme dhe e pranueshme si rrugë përpara”, theksoi në fund Kauzlarich./Lajmi.net/